Tiranë, Shqipëri | Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organziuar (GJKKO) la në fuqi masën e sigurimit vetjak “arrest në burg” z. Astrit Avdylaj.
Ai akuzohet se është drejtues i një prej grupeve të strukturuara kriminale që veprojnë në zonën e Shijakut.
Ai ishte shpallur në kërkim policor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) sepse akuzohet se ka organizuar sulme me armë zjarri ndaj z. Durim Bami.
Sulmet me armë zjarri i ka organizuar me porosi të:
1- Z. Ervis Martianaj.
2- Z. Arben Ndoka, ish-deputet.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments