top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

GJKKO NË TË DYJA SHKALLËT VENDOSI KONFISKIMIN E PASURIVE MATERIALE TË DENIS MATOSHIT (I NJOHUR EDHE SI ELDI DIZDARI).

Tiranë, Shqipëri | Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) konfiskoi pasuritë materiale të z. Denis Matoshi (i njohur edhe si Eldi Dizdari).

 

Njoftim | Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në ligjin Nr.10 192, datë 03.12.2009, i ndryshuar, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ka paraqitur para Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për konfiskimin e pasurive të subjektit Denis Matoshi (Eldi Dizdari), i cili rezulton të jetë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Firences/Itali me Vendimin nr. 9065/15 RGNR 56909/19 RG GIP, datë 25.11.2019, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve në sasi të mëdha”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Italisë.

 

Sipas të dhënave të dërguara nga letërporosia italiane rezulton se, organizata kriminale në të cilën bën pjesë shtetasi Denis Matoshi, nga viti 2015 e në vazhdim, ka trafikuar në disa raste kokainë.

 

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me Vendimin nr.34, datë 22.12.2023, ka vendosur ndër të tjera, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit, të pasurive si më poshtë:

 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.100, datë 29.05.2024, ka vendosur:

 

Lënien në fuqi të vendimit nr. 34, datë 22.12.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

bottom of page