top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJKKO LA NË FUQI MASËN E SIGURIMIT VETJAK “ARREST NË BURG” PËR ISMAIL ZENELIN (I EKSTRADUAR NGA MBRETËRIA E SPANJËS).

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) la në fuqi masën e sigurimit vetjak “Arrest në burg” për:

1- Z. Ismail Zeneli (i ekstraduar së fundmi nga Mbretëria e Spanjës).

 

Ai është i dyshuar se ka koordinuar me bashkëpunëtorët e tij, si dhe ka dhënë informacione mbi vendndodhjen me qëllim vrasjen e:

1- Z. Albert Nela.

2- Z. Edmond Nela (në Britaninë e Madhe në shenjë hakmarrjeje ndaj vëllait të tij, z. Xhem Krasniqi, i cili ishte vrarë në sy të tij, në Britaninë e Madhe, në vitin 2013).

 

Pjesë e grupit kriminal ishte edhe ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni, i cili dyshohet se iu shërbente interesave kriminale të z. Zeneli, kryesisht në dhënie të informacioneve mbi subjekte që ishin në shenjestër të eliminoheshin.

 

Z. Zeneli dyshohet se koordinonte me bashkëpunëtorët e tij për trafikimin e lendeve narkotike nga vendet e Amerikës se Jugut për në portet kryesore evropiane, veçanërisht në Valencia, të Mbretërisë së Spanjës.

 

Gjykata e Posaçme, në muajin nëntor të 2023 shqiptoi masën e sigurimit vetjak “Arrest në burg” ndaj tij, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të:

1- Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

2- Trafikimi i lëndëve narkotike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit.

3- Grupit te strukturuar kriminal”.

4- Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Komentáře

Hodnoceno 0 z 5 hvězdiček.
Zatím žádné hodnocení

Přidejte hodnocení
bottom of page