top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJKKO-ja REAGOI NË LIDHJE ME KËRKESËN PROCEDURIALE PENALE TË GJYQTARES SË POSAÇME ELSA ULLIRI PËR TU TËRHEQUR NGA TRUPA GJYKUESE E DOSJES “PARTIZANI”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 30
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) reagoi në lidhje me kërkesën proceduriale penale të gjyqtares Elsa Ulliri (gjyqtare kryesuese) për t'u tërhequr nga gjykimi i akteve proceduriale penale të lidhura me aferën “Partizani”.


Të pandehur janë:

1- Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Sali Berisha.

2- Z. Jamarbër Malltezi (veprimtar politik i PDSh-së dhe dhëndëri i z. Berisha).

3- Disa veta të tjerë.


Njoftim | Nisur nga interesi i lartë nga ana juaj për t’u informuar nëse gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur kërkesë për dorëheqje nga çështja penale në ngarkim të të pandehurve Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, etj…, me porosi të Zëvendëskryetarit të Gjykatës Z. Erjon Bani, ju bëjmë me dije se lidhur me këtë pjesë do të informoheni në seancën gjyqësore të rradhës, datë 21.07.2025, ora 10:30, ku trupi gjykues do të relatojë në seancë nëse është paraqitur ndonjë kërkesë e tillë si dhe vendimmarrja e titullarit, në rast se ka pasur vendimmarrje, thuhet në njoftimin zyrtar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page