
Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendosi të pushojë çështjen penale ndaj kryetarit të bashkisë së Libohovës, Leonard Hide.
Ai ishte marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i akuzuar se kishte lejuar kultivimin e kanabisit në vitin 2021, gjatë kohës kur shërbente si pjesë e strukturave policore.
SPAK paraqiti kërkesën për pushimin e procedimit penal ndaj të gjithë të hetuarve në këtë çështje:
1- Z. Besnik Lila.
2- Z. Leonard Hide.
3- Z. Hajdin Musaraj.
4- Z. Edmond Late.
5- Z. Maringlen Dine.
6- Z. Geraldo Nela.
Në seancën gjyqësore të mbajtur të mërkurën, trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtari Erjon Çela pranoi kërkesën proceduriale penale të SPAK-ut dhe vendosi përfundimisht pushimin e çështjes, duke arsyetuar se nuk kishte prova të mjaftueshme që të vërtetonin kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim nga të akuzuarit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments