Tiranë, Shqipëri | Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) hodhi poshtë kërkesën proceduriale penale të z. Nikolin Topalli (i dënuar me burgim të përjetshëm) për t’u liruar nga regjimi “41 biss”.
Kërkuesi Nikolin Topalli më datë 16.05.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Anullimin e urdhërit të Ministrit të Drejtësisë nr. 284 datë 09.05.2024, “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Nikolin Topalli”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112 dhe 471 e vijues të Kodit të Procedurës Penale dhe nenin 17 të Ligjit nr. 81/2020, datë 25.06.2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, me vendimin Nr. 295, datë 18.07.2024, vendosi:
Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit (të dënuarit) Nikolin Topalli.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments