
Gjirokastër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit kumtuan se z. Simon Sholla u gjet i vdekur në tualetin e një shkolle private.
Konkretisht, brenda konviktit të shkollës fetare “Kryqi i Nderuar”.
Kumtohet se ai ka qenë ish-nxënës i shkollës. Ai kishte ardhur për pushime dhe ishte strehuar në konvikt.
Njoftim | Më datë 16.01.2025, rreth orës 09:55, në tualetet e konviktit të një shkolle private, në lagjen “11 Janari”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21-vjeçari merrte për shkak të depresionit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments