top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJIROKASTËR: GJIMNAZISTJA ERSI MUÇOLLARI U GJET E VDEKUR NË BANESË (DYSHOHET SE KREU VETËVRASJE PËR SHKAK TË NGACMIMEVE PERIODIKE TË USHTRUARA NGA BASHKËMOSHATARËT POR KA ZËRA EDHE NGA MËSIMDHËNËSIT).

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Gjirokastër, Shqipëri | Znjsh. Ersi Meçollari, me moshë 17 vjeçe, nxënëse e klasës së 10-të në gjimnazin “Siri Shapllo” të Gjirokastrës pasditen e djeshme u gjet e vdekur në banesën e saj.

 

Ajo kishte kaluar një një periudhe të gjatë vetëizolimi psikologjik.

 

Ajo u gjet nga i ati në dhomën e saj pa shenja jete dhe u transportua menjëherë për në spital.

 

Ajo dyshohet se është vetëvarur në banesë ndërsa mjekët e urgjencës vetëm kanë konfirmuar vdekjen.

 

Deri tani nga mësues e nxënës, të cilët refuzojnë të flasin për kamerat, dihet se 17-vjeçarja ishte një nxënëse mesatare, me përpjekje serioze në të gjitha lëndët por edhe një natyrë e tërhequr, e ndrojtur dhe e heshtur.

 

Ajo kishte një rreth të kufizuar miqsh, por ata që e njohin konfirmuan se e kanë parë dje të dalë duke qarë nga mësimi.

 

Nuk dihet ndërsa rrethanat e ngarkesës emocionale lidhen me orët e mësimit dhe presionin që mund të ketë ndjerë vajza, por dihet se prokuroria për të mitur ka çelur një hetim të kujdesshëm për ngjarjen.

 

Burime nga prokuroria pohojnë se vajza që u vetëflijua ka lënë një letër për të shpjeguar arsyet e aktit fundor.

 

Autoritetet vendore të hetimit intervistuan prindërit, disa mësues dhe disa shokë të klasës së saj.

 

Dyshimet e para lidhen me një rast bullizimi dhe një situatë emocionale të padiagnostikuar.

 

Hetimet për rastin vështirësohen edhe për faktin se askush nuk kishte vënë re sjellje shqetësuese të saj më parë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page