Gjirokastër, Shqipëri | Dega rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore arrestoi punonjësin e Policisë së Shtetit Jaçe Reçka.
Ai akuzohet për vjedhje, dhunë në familje, armëmbajtje pa leje.
Arrestimi i tij është bërë pasi ish- bashkëshortja e tij ka denoncuar për shkelje të urdhrit të mbrojtjes.
Kumtohet se z. Reçka, ka shkuar në banesë e saj dhe i ka marrë një valixhe ku ndodheshin një sasi prej 5 milionë lekësh.
Në vazhdim të veprimeve nga kontrolli i banesës së tij në qytetin e Gjirokastrës, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi prej 287 fishekësh arme zjarri të shkurtër brezi (të tipit TT), një dorezë metalike, një krehër me 7 fishekë dhe 1 palë pranga.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios