“GJIRI I GJIPESË”; DHËRMI; HIMARË | KRENAR VELAJ U ARRESTUA: AKUZOHET SE DUKE DREJTUAR NJË MOTOMJET LUNDRUES (GOMONE) GODITI NJË QYTETAR ME BANIM NË GJERMANI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 16
- 1 min read

“Gjiri i Gjipesë”, Dhërmi, Himarë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Krenar Velaj, banues në Orikum.
Njoftim | Në vijim të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në vendin e quajtur Gjiri i Gjipesë, Dhërmi, Himarë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, shtetasin K. V., banues në Orikum.
Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar një mjet lundrues (gomone), ka goditur në det me pjesën e përparme të gomones, shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments