GJERMANIA MBYLL TRE KONSULLATA IRANIANE QË GJENDEN NË GJERMANI PAS EKZEKUTIMIT TË NJË SHTETASI GJERMAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 1, 2024
- 1 min read

Berlin, Gjermani | Në përgjigje të ekzekutimit të disidentit gjermano-iranian Djamshid Sharmahd, qeveria gjermane po mbyll të tre konsullatat e përgjithshme të Iranit në Gjermani.
Sipas asaj që u komunikua nga Ministria e Jashtme gjermane, bëhet fjalë për përfaqësitë diplomatike të Frankfurtit, të Hamburgut dhe të Mynihut, ndërsa ambasada në Berlin do të qëndrojë e hapur.
Gjermania e kishte paralajmëruar vazhdimisht Iranin se ekzekutimi i një shtetasi gjerman do të kishte pasoja të rënda.
Kështu deklaroi ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.
“Regjimi iranian ishte më se i vetëdijshëm se sa qendrore ishin rastet e ndalimit të shtetasve gjermanë për qeverinë tonë. Ata ishin një pjesë qendrore e bisedimeve të mia me ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi në Nju Jork një muaj më parë. Fakti që vrasja ndodhi në dritën e zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme tregon se një regjim diktatorial si ai i mullahëve nuk vepron sipas logjikës normale diplomatike”, tha ministrja e Jashtme e RFGj-së, Baerbock.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments