top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJERMANI: VENDIM HISTORIK PËR KTHIMIN E REFUGJATËVE NË GREQI | RREGULLORJA E DUBLINIT PARASHIKON QË SHTETI I PARË I HYRJES NË BASHKIMIN EVROPIAN ËSHTË PËRGJEGJËS PËR SHQYRTIMIN E KËRKESAVE PËR AZIL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 17
  • 2 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Një vendim i rëndësishëm gjyqësor i Gjykatës Federale Administrative të Gjermanisë në Leipzig, e cila, funksionon si ekuivalenti i Këshillit të Shtetit Grek, pritet të ndikojë në kthimin e refugjatëve nga Gjermania në Greqi, duke forcuar kërkesën përkatëse nga pala gjermane.

 

Gjykata vendosi që dy refugjatë, një 32-vjeçar nga Somalia dhe një 34-vjeçar nga Rripi i Gazës, të cilët, mbërritën në Gjermani nëpërmjet Greqisë përkatësisht në vitet 2017 dhe 2018, mund të deportohen në Greqi sipas Rregullores së Dublinit”, raportohet nga transmetuesi gjerman “DW”.

 

Dy burrat kishin marrë mbrojtje ndërkombëtare dhe leje qëndrimi në Greqi, por më pas paraqitën një kërkesë për azil në Gjermani, e cila, u refuzua nga Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF), e cila, urdhëroi kthimin e tyre.

 

Gjykata hodhi poshtë argumentin se kushtet në Greqi përbëjnë një rrezik trajtimi çnjerëzor ose degradues, duke vendosur se nuk ka mundësi të konsiderueshme që refugjatët të gjenden në një situatë nevoje ekstreme që i pengon ata të plotësojnë nevojat bazë, si strehimi, ushqimi dhe higjiena, pavarësisht pengesave burokratike ose aksesit të kufizuar në përfitimet shtetërore.

 

Rregullorja e Dublinit parashikon që shteti i parë i hyrjes në Bashkimin Evropian, në këtë rast Greqia, është përgjegjës për shqyrtimin e kërkesave për azil.

 

Edhe pse gjykatat gjermane kanë parandaluar më parë dëbimet për shkak të kushteve në Greqi, vendimi i fundit tregon një ndryshim në jurisprudencë.

 

Organizatat humanitare, si Pro Asyl, shprehin qëndrim të kundërt për kushtet në Greqi, ndërsa vendimi pritet të rindezë diskutimet për emigracionin dytësor, që ka shkaktuar tensione mes Greqisë dhe Gjermanisë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page