GJERMANI: SONDAZHI I FUNDIT TREGON SE CDU-ja ËSHTË E PARA NË PREFERENCAT E VOTUESVE; AFD-ja SHKON NË 21% VOTAVE; SPD-ja NË 15% TË VOTAVE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 22
- 2 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Sondazhi i fundit i bërë nga Insa për gazetën Bild në prag të zgjedhjeve në Gjermani e sheh CDU-CSU ende në vendin e parë, por nën pragun e 30%, ndonëse me një diferencë të vogël (29.5%).
Për z. Merz, do të ishte thelbësore të merrte të paktën 30% për të qenë në gjendje të zhvillonte negociata nga një pozicion më i fortë.
Do të ishte ende një rezultat i rëndësishëm: në vitin 2021 konservatorët u ndalën në 24.1%.
Vendi i dytë pritet për Alternative fuer Deutschland (Afd) me 21%, duke dyfishuar votat e vitit 2021 (10.3%).
Social Demokratët e z. Olaf Sholc (Scholz) janë në 15%, duke humbur më shumë se dhjetë pikë në krahasim me zgjedhjet e fundit (25.7%).
Të Gjelbrit e z. Robert Habeck u ndalën në 12.5% (në vitin 2021 arritën në 14.8%), ndërsa Partia e Majtë buzëqesh me 7.5% krahasuar me 4.9% të votave të vitit 2021, kur nuk e arriti pragun por hyri në parlament vetëm falë disa dispozitave të ligjit zgjedhor.
Në luftë për të hyrë në Bundestagun e ri janë grupi i znj. Sahra Wagenknecht (5%) dhe liberalët e FDP-së, të cilët, me 4.5%, shohin rezultatin e tyre të vitit 2021 (11.5%) të shembet dhe do të mbeten jashtë parlamentit.
Sa më shumë parti të hyjnë në Bundestag, aq më e ndërlikuar bëhet mundësia e një koalicioni “me dy këmbë”, me vetëm dy parti.
Nuk është e ditur që një koalicion mes konservatorëve dhe socialdemokratëve, rezultati më i pritur i këtyre zgjedhjeve, do të ketë shumicën.
Negociatat mes tre forcave politike mund të jenë të ndërlikuara dhe të zgjasin më shumë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments