top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJERMANI: NJË GRUA GODITI ME THIKË 5 VETA NË AUTOBUS NË QYTETIN SIEGEN | 3 NDODHEN NË SPITAL NË GJENDJE KRITIKE PËR JETËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 30, 2024
  • 1 min read
ree

Siegen, Gjermani | Një grua goditi me thikë disa persona në një autobus në qytetin Siegen, të Gjermanisë perëndimore, duke plagosur pesë prej tyre”, tha policia lokale sonte.

 

I dyshuari i moshës 32 vjeçare është arrestuar dhe për momentin nuk ka të dhëna se bëhet fjalë për sulm terrorist.

 

Tre nga pesë të plagosurit janë shtruar në spital në gjendje të rëndë. I katërti është plagosur rëndë dhe i pesti më lehtë.

 

Nuk ka asnjë rrezik tjetër”, siguroi policia.

 

Rreth orës 19:40 me orën lokale, kur ndodhi sulmi, të paktën 40 pasagjerë ishin brenda autobusit që po shkonte për në festivalin në qytetin e Siegen-it.

 

Ky sulm po ndodh ndërkohë që Gjermania është ende në gjendje shoku nga sulmi në Solingen.

 

Gjatë festivalit lokal shtatë ditë më parë, një sirian sulmoi turmën me thikë, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur shumë të tjerë.

 

Të enjten, sekretarja e Brendshme Nensi (Nancy) Fesser njoftoi një ndalim për sjelljen e thikave në tubimet publike dhe transportin publik.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page