Berlin, Gjermani | Katër të vdekur është bilanci i një mosmarrëveshjeje familjare në një banesë në Albstadt, Baden-Württemberg.
Sipas informacioneve të deritanishme të gazetave BILD dhe Südwest Presse, pas një debati të ashpër, një burrë ka vrarë me armë zjarri tre anëtarë të familjes dhe është vetëvrarë.
Sipas informacioneve të gazetës “Bild”, dhjetëra automjete dhe ambulanca të urgjencës shkuan në një pikë në jug të Gjermanisë, konkretisht në Lautlingen të Baden-Vyrtemberg, ku u raportua për të shtëna me të vdekur dhe të plagosur.
Mësohet se autori është gjuetar. Në fakt, në vendngjarje kanë shkuar disa mjete policie të urgjencës dhe 2 helikopterë të shpëtimit.
Policia lokale ka rrethuar zonën, por sigurojnë se nuk ka asnjë rrezik për qytetarët.
Siç raporton Factual News, një helikopter policie po qarkullon në zonën midis Lautlingen dhe Badkap në kërkim të personit të armatosur.
Sipas dëshmitarëve okularë, në zonë janë dëgjuar të shtëna dhe një burrë ka vrarë disa anëtarë të familjes së tij pas një debati dhe më pas ka vrarë veten. Priten informacione të mëtejshme nga Policia lidhur me ngjarjen.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires