Berlin, Gjermani | Një ditë pas zgjedhjeve presidenciale në Iran, mijëra iranianë u mblodhën në Bebel Platz të Berlinit për të konkurruar zgjedhjet dhe për t'u bashkuar me një telekonferencë në të cilën, nga Parisi, kërkohej liria për Iranin.
Kjo u raportua z. Shahin Gobadi, zëdhënës i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (KKRI), koalicioni kryesor i opozitës demokratike ndaj regjimit iranian.
“Policia vlerësoi pjesëmarrjen në tubim në rreth gjashtë mijë veta”, tha një zëdhënës i policisë së Berlinit për një ent mediatik europian autoritar.
Z. Gobadi, ndonëse nuk mundi të jepte shifra, pohoi se pjesëmarrja ishte shumë më masive.
Në konferencën e mbajtur në Paris mori pjesë presidentja e KKRI Mariem Raxhavi (Maryam Rajavi), së bashku me politikanë të shumtë ndërkombëtarë, përfshirë z. Maik Pens (Mike Pence), z. Maik (Mike) Pompeo, znj. Liz Tras (Truss), z. Xhan Boulltoun (John Bolton).
Në video, znj. Raxhavi (Rajavi) vlerësoi popullin iranian dhe luftën e grave iraniane për liri, duke theksuar: “Demostrata juaj masive sot në Berlin përfaqëson një fitore të mëtejshme të popullit iranian në bojkotin kombëtar të zgjedhjeve të udhëheqësit suprem Ali Khamenei”.
“Zgjedhjet e rreme janë rezultat i ngërçit dhe dështimeve të rënda që rrënojnë regjimin, sepse populli iranian ka deklaruar vazhdimisht dhe qartë: Vota jonë është për të rrëzuar regjimin; nuk ka vend për zgjedhje në këtë regjim. Është koha për revolucion!”, tha znj. Raxhavi (Rajavi) më tej.
Në kryeqytetin gjerman, ish-senatori amerikan Rabërt Torriçeli (Robert Torricelli) foli me demonstruesit (të cilët mbërritën nga vende të ndryshme evropiane).
“I pari që foli, megjithatë, ishte ish-zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian Alejo Vidal Kuadras (Quadras), i cili i shpëtoi vdekjes në muajin nëntor të vitit 2023 kur një terrorist i dërguar nga Teherani e qëlloi atë në fytyrë në Madrid”, kujtoi zëdhënësi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments