GJENERAL-LEJTANANT ANDREI MORDVIÇEV U EMËRUA SHEF I FORCAVE TOKËSORE | MBAN DEKORATËN “HERO I FEDERATËS RUSE” (NDERI MË I LARTË I RUSISË).
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 17
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Gjeneral-lejtanant Andrei Mordviçev, i cili, u dallua në beteja të rëndësishme në luftën e Ukrainës, është emëruar komandant i Forcave Tokësore të Federatës Ruse.

I lindur në vitin 1976 në Kazakistanin e atëhershëm sovjetik, z. Mordviçev u dekorua vitin e kaluar si “Hero i Federatës Ruse”, nderi më i lartë i Rusisë.
Ai kishte shërbyer si kreu i Distriktit Ushtarak Qendror, ndërsa në pranverën e vitit 2022 ai udhëhoqi operacionet që çuan në dorëzimin e forcave ukrainase që po i rezistonin uzinës së çelikut Azovstal, pas një rrethimi prej afërsisht 80 ditësh, në Mariupol, në Ukrainën jugore.
Në vitin 2024, ai udhëhoqi trupat ruse që pushtuan qytetin strategjikisht të rëndësishëm të Avdiivkës në rajonin e Donetskut, si dhe zona të tjera të rëndësishme.
Z. Mordviçev pason në këtë detyrë gjeneralin 69-vjeçar Oleg Saliukov, i cili, u emërua zëvendëssekretar i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, një organ këshillimor që mblidhet rregullisht nën drejtimin e presidentit Vladimir Putin për çështje të sigurisë kombëtare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments