GJATË INTERVISTËS SË PARË SI PRESIDENT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) NUK PËRJASHTOI MUNDËSINË E HAPJES SË NJË HETIMI NDAJ ISH-PRESIDENTIT XHËU BAIDN (JOE BIDEN) ME ARGUMENTIN SE AI NUK FALI VETEN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 24
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Në intervistën e tij të parë si president me transmetuesin Faks Njuz (Fox News), Danld Tramp (Donald Trump) nuk përjashtoi mundësinë e hapjes së një hetimi ndaj ish-presidentit amerikan Xhëu Baidn (Joe Biden).
Duke iu përgjigjur pyetjes së drejtpërdrejtë të spikerit Sin Heniti (Sean Hannity) nëse ai synon të kërkojë Kongresin ose Departamentin e Drejtësisë të hetojë paraardhësin e tij, presidenti tha: “Shiko, ai nuk e fali veten...”
Në një pikë tjetër të bisedës, presidenti Tramp kujtoi se mund të kishte hetuar znj. Hillëri Klinton (Hillary Clinton), por vendosi të mos e bënte këtë.
“Unë kam qenë gjithmonë kundër hetimeve ndaj presidentëve ose në rastin e Hillëri Klintonit (Hillary Clinton), për shembull. Mund ta kisha bërë, por nuk desha”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments