top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJAKOVË | BUJAR ZEKA (ME MOSHË 21 VJEÇ) VDIQ NË VENDIN E PUNËS TE FABRIKA E TULLAVE “IMN DUKAGJINI”; CEREMONIA MORTORE DO TË MBAHET SOT NË ORËN 16:00.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 days ago
  • 1 min read

Fabrika e tullave “IMN Dukagjini”, Gjakovë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë konstatuan se:

1- Z. Bujar Zeka, me moshë 21 vjeç, vdiq në vendin e punës, në një incident të ndodhur mbrëmë.


Ai u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetonte.


Njoftim | Mbrëmë është intervistuar një dëshmitar lidhur me rastin në fjalë. Deri në këtë fazë të hetimeve, nuk është arrestuar asnjë person. Hetuesit, në bashkëpunim me prokurorin kujdestar, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet hetimore të nevojshme, tha një subjekt nga Policia e Republikës së Kosovës.


Ceremonia mortore e tij do të mbahet sot, në orën 16:00, në varrezat e Gjakovës.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page