Durrës, Shqipëri | Z. Gazmir Preçi, me detyrë shef Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dyshohet se duket shpërdorur detyrën, i ka kërkuar pronarit të një biznesi në Durrës, i cili kishte një lokal nate striptizmi, që t’i jepte 20 mijë euro, në mënyre që ta linte që të punonte.
Z. Preçi fillimisht organizoi disa kontrolle pa asnjë bazë ligjore, dhe kur nuk u gjet asgjë e paligjshme, ai nxorri pretendime se biznesi kishte punonjës të pa siguruar, gjë që nuk ishte në kompetencë të tij për ta kontrolluar.
Pronari i biznesit denoncoi rastin dhe AMP bëri arrestimin në flagrancë, teksa pronari i biznesit dhe kryekomisari u takuan ku do të bëhej pagesa prej 10 mijë eurosh.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires