top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GAZETARI HETUES (NËN HETIM PENAL PARAPRAK) ARTAN HOXHA BOTOI MBRËMJEN E DJESHME (12.02.2025) MESAZHE TË KRYEMINISTRIT EDI RAMA ME NJË SUBJEKT QË SIPAS TIJ KA QENË KOKA E KRIMIT TË ORGANIZUAR.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Gazetari hetues (nën hetim penal peraprak nga SPAk-u) Artan Hoxha botoi mbrëmjen e djeshme (12.02.2025) mesazhe të kryeministrit Edi Rama me një subjekt, që sipas tij, ka qenë koka e krimit të organizuar.

 

Bëhet fjalë për një mesazh të vitit 2005, kohë kur kryeministri Edi Rama ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës.

 

Gazetari hetues Hoxha tha se mesazhi i botuar është pjesë e një dosje prej 130 faqesh që ndodhet në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku pjesë e saj është edhe kryetari aktual i arrestuar i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

 

Gazetar hetues Hoxha gjithashtu u shpreh se lidhjet e kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës Veliaj me krimin e organizuar janë të hershme dhe z. Rama sot ka dalë hapur kundër SPAK-ut, pikërisht nga shantazhi që po i bën krimi i organizuar kreut të qeverisë pas arrestimit të z. Erion Veliaj.

 

Edi Rama e di shumë mirë se, Erion Veliaj dhe enturazhi i tij mbrapa kanë materiale dhe dokumente komprometuese.


Sepse janë të dy të kompromentuar që në fillimet e karrierës së tyre. Unë kam një shkresë, që duan ta kenë ata, se mendonin se kishin zhdukur këtë shkresën.


Në fakt është një procesverbal i mbajtur nga OPGJ dhe një nga këto mesazhet, është i datës 4 shkurt 2005, ora 12:55:15.


Kryeministri i shkruan në atë kohë kryebashkiakut të Tiranës, njërit në atë kohë ka qenë, njeriu më i rëndësishëm i atij që ne e quanim, krimi i organizuar dhe i thotë:


Dëgjo këtu, n’pyll, pyll nxjerr pasqyra, n’qytet, qytet nxjerr pasqyra, n’det, det nxjerr pasqyra. Po ama ka të bëjë shumë, ku e di ai që e mba në dorë, se o dora që e mban pasqyrën. Ma meno një cikë këtë të lutem se so e lehtë.


Është një komunikim i gjatë. Pra kryeministri në 2005. Në të njëjtën faqe është mesazhi i Erioni i Mjaftit e ka shënuar në telefon. Ky ka qenë në atë kohë njeriu më i rëndësishëm i botës së krimit.


Dhe në të njëjtin material është kryeministri është edhe Erion Veliaj. Janë 131 faqe material që i kanë atje. Këta i kanë këto.


Pse ta solla, se këta që sot ankohen se krimi i organizuar, po i bëjnë presion, që ky instrument i drejtësisë së re, që i është dhënë mundësia të jetë e pavarur po bën të kundërtën; po sulmon votën e lirë të qytetarëve.


Sot ne e kemi të vështirë ti dallojmë, janë biznesmenë apo banditë, se sot kanë nga 200-300 njerëz në punë, janë investitor strategjikë.


Kush i ktheu këta, ky i ktheu. Ne themi sot krim i organizuar. Po more, ky është lordi më i madh i gjithë organizatës. Ky është mburoja kryesore”, tha gazetari hetues Hoxha.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page