top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GAZETARI HETUES ARTAN HOXHA: POLITIKANËT SHQIPTARË PO PËRPIQEN TË FSHEHIN BISEDAT QË KANË NË SKY ECC (PLATFORMË E KODUAR E PËRDORUR PËR KOMUNIKIME NGA KEQBËRËS ORDINERË).

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Gazetari hetues Artan Hoxha ka qenë i ftuar në një emision televiziv, ku foli për hetimet penale paraprake të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj tij, për dy vepra penale.

 

Gazetari hetues Hoxha deklaroi se politikanët shqiptarë po përpiqen të fshehin bisedat që kanë në Sky Ecc (platformë e koduar, e përdorur për komunikime nga keqbërës ordinerë), ndërkohë që tha se flitet për lojtarë të vegjël si Jurgis Cyrbja, si i lidhur me krimin, por jo më lart.

 

Ata (politikanët) e dinë se ç'po heqin për ti fshehur ato. Për çfarë po na çojnë kokë pusi ne? Ne e dimë çfarë ka aty...


Rrugë e gjatë...

Nuk e dhashë burimin për 21 janarin se e gjëjnë dhe e vrasin. Unë e kam ruajtur burimin dhe më kanë akuzuar.


A e ke parë sa emra gazetarësh kanë futur? Kanë futur emra sa janë lodhur? Pse i kanë futur? Janë vënë në siklet dhe distancohen.


Po të filloj unë të distancohem, duhet të shkoj në Zelandën e RE për aq gjëra sa di.


Kanë futur emrat e kolegëve.  Është njëri, Flamur Vezaj. Pse i kanë futur? Nga komunikimi që kam folur, çfarë del?


Unë nuk kam ndërhyrë asnjëhre asnjë kolegu, kurrë në jetën time. Po flas për këta të kronikës.


Unë mund të isha bërë drejtor dhe isha i nderuar sot, pse të haja veten me dhëmbë për të marrë njerëzit në qafë?  Pse i kanë futur gazetarët? Emisioni jon ndiqet në burgjet në Guajakuil.


Pse me gjërat që thonë njerëzit do të merresh ti. Unë nuk kam ndërhyrë asnjëhrë, sepse nuk kam lejuar njeri të më ndërhyjë.


E di cfarë ju ndodh gazetarëve që ju ka dalë emri aty? Ata atje sipër fërkojnë duart. Është bërë festë në burg kur doli lajmi se unë arrestohem.


Te emrat e politikanëve, ne në fakt, ishim shumë pak gazetarë që po rezistonim, ishim sepse po afronte fushata, po trashej zullumi, po fshiheshin kaq emra.


Pse Çyrbja e ka bërë Durrësin? Çyrben e merr me shpulla. Me kë flet ai Çyrbja? Pse ne e kemi nxjerrë rezultatin e zgjedhjeve atje? Ne e kemi manipulaur rezultatin e zgjedhjeve atje”?, tha gazetari hetues Hoxha.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page