top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GAZETARI HETUES ARTAN HOXHA: PLUMBIN E FUNDIT NUK E MBAJ PËR TË VRARË VETEN; NUK MBAROJ PUNË KAQ KOLLAJ; MUA MË KA NDODHUR ÇDO GJË; NUK KAM MË FRIKË ASGJË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 3, 2024
  • 3 min read

Tiranë, Shqipëri | Gazetari hetues Artan Hoxha ka qenë i ftuar në një emision televiziv, ku foli për hetimet penale paraprake të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj tij, për dy vepra penale.

 

Gazetari hetues Hoxha dha detaje për pretendimet e Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila, e akuzon se ai ka zbatuar axhendën e z. Suel (Sul) Çela (një nga krerët e krimit të organizuar që vepron në Elbasan), pretendime të cilat z. Hoxha i hodhi poshtë.

 

I kanë bërë qëllimisht të duken ashtu. Ajo foto, që kam publikuar unë është në 6 shkurt 2020. Operacioni ka filluar në 3 shkurt. Ishte operacion makiazhi, për të treguar që qeveria nuk kishte lidhje me krimin.


Paraja e krimit dhe asetet u legalizuan. E di sa probleme do të kenë? Gjyqtarët, prokurorët, që i kanë çertifikuar. Nga e dija unë? E kisha informacionin. Dija që ishte fallco.


Kjo foto, ka qenë publike, ka qenë në Instagram. Unë jam marrë me klanin Çapja, nga viti 2005, nuk jam marrë sot.


Në 2005, ai Sueli që thonë këta nuk e di ku luante. Strumbullari i të gjithë grupeve në Elbasan janë Çapjat, kanë sunduar për dy dekada, pa asnjë diskutim.


Kanë vrarë oficerë policie. Shefin e qarkullimit të Elbasanit. Kanë vrarë shoqëruesin e Edmond Kosenit.


Pse kam qenë në gjurmim? Në shkurt 2016 ndaj Çapjave u organizua një masakër, ishin 14 prej tyre në lokal. Në atë masakër u vranë tre.


Në momentin që mua më çojnë se kam sulmuar kryeministrin… Po bëhem unë shembulli që nga nesër e tutje, te dera e SPAK do të kesh vetëm mikrofonë dhe kamera, nuk do të guxojë njeri që të merret me Sky Ecc (platforma e koduar e përdorur nga keqbërës ordinerë, red, …).


Fotoja u shfaq në Instagram në vitin 2017, kur ishin zgjedhejt në vitin 2017. A e dinte Rama se i kujt ishte hoteli? Po patjetër e dinte.


Pse e nxorra? Sepse e gjithë historia është nxjerrë nga konteksti. Unë e kam nxjerrë në fillim te OFL, për të treguar se është opreacion makiazhi, që synon të legalizojë asetet e krimit të organizuar.


Janë shkëputur dhe nxjerrë nga konteksti. Nëse e dëgjove në fund, i them këta e kanë buxhetin më të madh se ministria jote e brendshme.


Pse duhet të merresha me inskenime unë kur ne jemi kërcënuar realisht nga Çapja. Më kanë ardhur njerëz, analistë, nga Rolling Hills te Kodra e Diellit, më janë futur mik pastaj më kanë thënë do kesh probleme.


Ai Çapja e di ku është sot? Në datën 19 prill të vitit 2023, pas denoncimeve të mia, ësthë dënuar me burgim të përjetshëm.


Kur kryeministri ka vajtur atje kishin vrarë dy policë. I kam thënë kryeministrit nuk mund të shkosh në një resort, vë në rrezik edhe gardën.


Unë kam njohur të gjithë, di shumë gjëra. Me mua nuk mbarojnë punë kaq kollaj, isha përgatitur për burg.


Plumbin e fundit nuk e mbaj për të vrarë veten, nuk mbaroj punë kaq kollaj. Mua më ka ndodhur çdo gjë, nuk kam më frikë asgjë.


Vijmë te pyetja, pse duhet të sajoja kërcënim unë? Unë kam këtu shkresë sekrete, ku thuhet Policia kriminale ka marrë informacion nga shërbim sekret dhe thuhet, i dënuari me burgim të përjtëshëm ka urdhëruar vrasjen e Artan Hoxhës.


Është sekret shkresa. Unë kam detyrimin të sqaroj publikun për atë që kam bërë deri sot, për ato denoncime që kam bërë, dhjetëra hetarë kanabis, krimin e organizuar. Mafia më e madhe nuk është krimi i organizuar por politika.


Unë jam marrë me dosjen Tropoja, e di akuzën, që më kishin paguar ata që ishin masakruar?


Kur nxorra 21 janarin, më pagoi Edi Rama? Tani që nxorra këto të Ramës, kush më ka paguar? Sali Berisha?


Janë këta spin doktorat që mezi flasin shqip, i thonë lekëve leka, këta i thonë këto. Ke shkrime aty, që thonë e ka paguar Berisha, për të luftuar Bashën. Pra deri ku shkonin”, tha gazetari hetues Hoxha.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page