top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GAZETA WSJ: KOMPANIA “META” PRANOI T’I PAGUAJË 25 MILIONË $ PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) PËR TË HEQUR DORË NGA PADIA E VITIT 2021 QË LIDHET ME PEZULLIMIN E PROFILEVE PAS DATËS 6 JANAR 2021.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Jorku i Ri, Amerikë | Kompania “Meta” negocioi një marrëveshje me presidentin amerikan Danlld Tramp (Donald Trump).

 

Kompania e z. Mark Zakërberg (Zuckerberg) ka rënë dakord të paguajë 25 milionë dollarë për të zgjidhur padinë e presidentit të vitit 2021 kundër kompanisë “Meta”, dhe CEO-s së saj, pasi llogaritë e z. Tramp (Trump) u pezulluan pas sulmit të 6 janarit.

 

Këtë e raporton gazeta amerikane “Wall Street Journal”, duke cituar disa burime, sipas të cilave 22 milionë do të shkojnë në një fond për bibliotekën presidenciale dhe pjesa tjetër do të mbulojë shpenzimet ligjore.

 

Si pjesë e marrëveshjes, kompania “Meta” nuk do të pranojë keqbërje.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page