top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

GAZETA WP: UKRAINA KA LIRUAR VRASËS DHE TREGTARE DROGE PËR T’I DËRGUAR NË FRONTIN E LUFTËS SEPSE NUK KA USHTARË | KA LIRUAR MË SHUMË SE 2750 TË BURGOSUR.

Kiev, Ukrainë | Ukraina e kufizuar nga trupat po liron të burgosurit për të luftuar në vijën e parë të frontit.

 

Që nga miratimi i ligjit në muajin maj, Kievi ka liruar më shumë se 2750 të burgosur, duke përfshirë tregtarë droge dhe vrasës.

 

Këtë e raporton gazeta merikane Shtypi i Uashingtonit (Washington Post), duke nënvizuar se përdorimi i kriminelëve është një tjetër konfirmim i vështirësive të Ukrainës në rekrutimin e forcave të reja.

 

Të arrestuarit mund të luftojnë vetëm në brigada shoku, që mund të nënkuptojë të ndeshen ballë për ballë me ushtarët rusë, dhe mund të shërbejnë vetëm në divizione të përbëra nga ish-të dënuar dhe të udhëhequr nga një ushtar.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page