top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GAZETA WP: SHTËPIA E BARDHË HOQI DORË NGA PEZULLIMI I FONDEVE FEDERALE.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Uashington, Amerikë | Zyra e buxhetit të Shtëpisë së Bardhë ka revokuar një urdhër për ngrirjen e subvencioneve federale pasi kishte shkaktuar kaos dhe shqetësim.

 

Kjo u zbulua nga gazeta amerikane “Washington Post”, e cila, mori një kopje të një memorandumi të ri.

 

Në dokumentin, të shpërndarë në agjencitë federale, z. Matthew J. Vaeth, drejtor në detyrë i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit të Shtëpisë së Bardhë (OMB), thotë se memorandumi i OMB M-25-13 është anuluar.

 

Ai urdhër, i lëshuar të hënën, u kërkonte agjencive federale që të pezullonin përkohësisht të gjitha aktivitetet që lidhen me detyrimet ose disbursimin e të gjithë ndihmës financiare federale.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page