GAZETA WP: PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) SYNON TË DËRGOJË 10000 TRUPA NË KUFIRIN JUGOR PËR NDALJEN E FLUKSIT TË AZILKËRKUESVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 22
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) po përgatitet të dërgojë 10000 trupa në kufirin jugor të SHBA-së dhe të urdhërojë agjentët kufitarë që t'u ndalojnë hyrjen azilkërkuesve nëse ata kanë udhëtuar nëpër një vend me sëmundje ngjitëse.
Kjo u zbulua në një dokument të brendshëm nga autoriteti doganor që ka parë gazeta Shtypi i Uashingtonit (Washington Post).
Dokumenti nuk përmend ndonjë sëmundje specifike dhe për këtë arsye dispozita mbyll efektivisht kufirin për këdo që përpiqet të kërkojë azil sipas ligjit amerikan.
Në memorandumin e brendshëm thuhet gjithashtu se agjentët e Patrullës Kufitare janë udhëzuar të frenojnë, mohojnë, identifikojnë dhe ndalojnë.
Shtëpia e Bardhë njoftoi zyrtarisht vendosjen e 1500 ushtarëve të rinj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments