
Jorku i Ri, Amerikë | Përafërsisht 300000 nxënës të shkollave publike të qytetit të Jorkut të Ri mungojnë kronikisht.
Një studim i ri i raportuar nga gazeta “New York Post” zbuloi se më shumë se një e treta e studentëve humbën 10 ose më shumë ditë mësimi në vitin shkollor 2023-2024.
“Nuk u besoja syve kur pashë numrat. Është e pabesueshme”, tha znj. Daniela Suza (Danyela Souza) Egorov nga “Instituti Manhattan”, autorja e raportit.
Gjetjet vijnë pasi rezultatet e testit të studentëve të Jorkut të Ri në matematikë dhe lexim mbeten mediokër, pavarësisht se shteti ka investuar më shumë para në arsim se çdo shtet tjetër në vend 2023-2024.
Mungesa është duke u përkeqësuar në pjesën e sipërme të Jorkut të Ri, nga 41% në 62.2% në qytetin e lindjes së guvernatorit Kethi Hokul (Kathy Hochul).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Bình luận