top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

GAZETA KOHËRAT FINANCIARE (FINANCIAL TIMES): PRESIDENTI I ZGJEDHUR DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) SYNON TË NXJERRI SHBA-ës NGA ORGANIZATA BOTËRORE E SHËNDETËSISË NË DITËT E PARA TË MARRJES SË DETYRËS.

Uashington, Amerikë | Ekipi i tranzicionit i presidentit të zgjedhur Danlld Tramp (Donald Trump) po bën presion për të nxjerrë Shtetet e Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në ditën e parë të administratës së re.

 

Këtë e ka bërë të ditur gazeta Kohërat Financiare (Financial Times).

 

Ekspertët thonë se kjo do të kishte një ndikim katastrofik në shëndetin global, sepse do të eliminonte burimin kryesor të financimit të OBSH-së, duke dëmtuar aftësinë e saj për t'iu përgjigjur krizave të shëndetit publik, siç ishte pandemia e koronavirusit.

 

Në vitin 2020, z. Tramp filloi procesin e largimit nga OBSH-ja duke akuzuar agjencinë se ishte nën kontrollin e Kinës.

 

Presidenti në lagrim Xhëu Baidn (Joe Biden) më pas ndreqi marrëdhëniet.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page