top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GAZETA KOHËRAT FINACIARE (FINANCIAL TIMES): RUSIA SYNON TË BËHET UDHËHEQËSE BOTËRORE NË NDËRTIMIN E TERMOCENTRALEVE BËRTHAMORE | PO NDËRTON MBI 10 TREMOCENTRALE ANË E MBANË GLOBIT.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Moskë, Federata Ruse | Rusia synon të bëhet udhëheqëse botërore në ndërtimin e termocentraleve bërthamore.

 

Sipas gazetës ekonomiko-financiare britanike Kohërat Finaciare (Financial Times), Moska po forcon ndikimin e saj global duke zgjeruar kapacitetet e saj bërthamore, me ndërtimin e centraleve në vende si Bangladeshi, Kina, Egjipti, India, Irani, India, Kina dhe Turqia.

 

Rusia e ka forcuar rolin e saj si furnizuesi kryesor i energjisë bërthamore, edhe pse sektori i naftës dhe gazit përballet me sanksione të ashpra”, shpjegoi për gazetën z. Boris Titov, komisioneri presidencial i Rusisë për mbrojtjen e të drejtave të sipërmarrësve.

 

Ai raportoi se vendi dëshiron të forcojë pozicionin e tij si një nga ndërtuesit më të mëdhenj të termocentraleve të reja bërthamore në botë.

 

Ne po ndërtojmë më shumë se 10 termocentrale të ndryshëm në mbarë botën. Ne kemi nevojë për shumë energji dhe ne kemi nevojë për energji bërthamore. Ne e dimë se është e sigurt”, tha z. Titov.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page