
Londër, Britani e Madhe | Z. Peter Navarro, një nga këshilltarët më të afërt të presidentit të ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) ka propozuar përjashtimin e Kanadasë nga aleanca perëndimore e inteligjencës e njohur si “Pesë Sytë”, në një përpjekje për të rritur presionin ndaj vendit për t'u bërë shteti i 51-të i SHBA-së.
Këtë e ka bërë të ditur gazeta britanike “Financial Times” duke cituar burime brenda administratës Tramp.
Z. Navarro shërbeu si këshilltar tregtar i Shtëpisë së Bardhë gjatë mandatit të parë të Tramp si president i ShBA-ës, midis viteve 2017 dhe 2021 dhe u emërua këshilltar i lartë për tregtinë dhe prodhimin dhjetorin e kaluar.
Ai konsiderohet një figurë shumë e afërt me presidentin Tramp, i cili, ndonjëherë e quan atë “Pjetri im”.
Vitin e kaluar, ai u burgos për refuzimin për të dëshmuar para komitetit të Kongresit që hetonte sulmin në Kapitol më 6 janar 2021.
Është e paqartë nëse ideja për të dëbuar Kanadanë nga “Pesë Sytë” ka mbështetjen e vetë presidentit amerikan, por burimet thonë se propozimi po qarkullon midis zyrtarëve të lartë të Shtëpisë së Bardhë.
Aleanca përfshin gjithashtu Mbretërinë e Bashkuar, Australinë dhe Zelandën e Re.
Është rrjeti më i rëndësishëm i shkëmbimit të inteligjencës në botë.
Kanadaja ka luajtur një rol kyç në aleancë për dekada, duke ofruar inteligjencë strategjike dhe duke bashkëpunuar në operacione të përbashkëta.
Ekspertët e industrisë, duke përfshirë ish-zyrtarin e CIA-s, Denis Uailldër (Dennis Wilder), paralajmërojnë se çdo rikthim i rrjetit do të përfitonte kundërshtarë si Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut.
Masa do të jetë pjesë e presionit në rritje të Uashingtonit ndaj Otavës, e cila, tashmë po përballet me kërcënimin e tarifave të reja prej 25 për qind mbi eksportet në Shtetet e Bashkuara në fund të pezullimit të përkohshëm, të planifikuar për 4 mars 2025.
Kryeministri kanadez Zhastin Trudo (Justin Trudeau) thuhet se shprehu shqetësimin për pozicionin e administratës amerikane, duke e quajtur ambicien e Tramp për të përvetësuar Kanadanë një çështje reale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários