top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GAZETA “FINANCIAL TIMES”: PRESIDENTI I ZGJEDHUR TRAMP DO TU KËRKOJË ALEATËVE TË NATO-s TË RRISIN SHPENZIMET E MBROJTJES NË 5% TË PRODHIMIT TË BRENDSHËM BRUTO.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Uashington, Amerikë | Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Danlld Tramp (Donald Trump) ka paralajmëruar udhëheqësit evropianë se Shtëpia e Bardhë do t'u kërkojë vendeve të NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes deri në 5% të prodhimit të brendshëm bruto.

 

Kështu shkruan gazeta “Financial Times”, duke cituar burime të njohura me bisedimet që z. Tramp zhvilloi gjatë muajit.

 

Në të njëjtën kohë, vijon gazeta, administrata amerikane nuk ka ndërmend të ndërpresë ndihmën ushtarake për Ukrainën, ndryshe nga sa u shfaq në disa momente të fushatës presidenciale.

 

Për sa i përket kontributit në shpenzimet ushtarake për Aleancën Atlantike, një nga burimet e cituar nga “FT” raporton se udhëheqësi republikan, duke tejkaluar pjesën prej 2% të PBB-së që mbulojnë vetëm një pjesë e vendeve, mund të zgjidhet edhe për 3.5%, me kusht që të zhvillohen kushte më të favorshme tregtare me Uashingtonin.

 

Bashkimi Europian do të duhet të rrisë importet e gazit dhe naftës nga Shtetet e Bashkuara, në të kundërt Uashingtoni do të reagojë duke aplikuar tarifa për mallrat e Bashkimit Europian deklaroi presidenti i zgjedhur në një mesazh të publikuar në rrjetin social “Truth”.

 

I thashë Bashkimit Evropian se ata duhet të kompensojnë deficitin e tyre të madh me Shtetet e Bashkuara me blerjet në shkallë të gjerë të naftës dhe gazit tonë. Përndryshe, do të jenë tarifa të plota!”, ka shkruar z. Tramp.

 

Bashkimi Evropian, sipas të dhënave të administratës amerikane, është tashmë blerësi më i madh i hidrokarbureve amerikane.

 

Për momentin, sipas mediave të Uashingtonit, nuk ka vëllime shtesë në dispozicion pasi Shtetet e Bashkuara po eksportojnë me kapacitet të plotë, por z. Tramp është zotuar të rrisë më tej prodhimin e naftës dhe gazit në vend.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page