GAZETA “FINANCIAL TIMES”: PËR UKRAINËN DO TË OFROHEN AKTIVITETE INTELIGJENCE DHE MBIKËQYRJEJE AJRORE NGA SHBA-ës + TRUPA NGA NJË VEND NEUTRAL AFËR VIJËS SË FRONTIT DHE NË PRAPAVIJË FORCA EVROPIANE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 27
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Aktivitete inteligjence dhe mbikëqyrjeje ajrore nga ShBA-ës, trupa nga një vend neutral afër vijës së frontit dhe, në prapavijë, forca evropiane.
Këto janë detajet mbi të cilat po punohet për të siguruar garanci sigurie për Ukrainën, të cilat, janë thelbësore për arritjen e paqes.
Burime evropiane dhe ukrainase folën me entin mediatik “Financial Times” në lidhje me këtë.
Moska thekson se çështja është objekt negociatash konfidenciale, por përsërit kundërshtimin e saj ndaj vendosjes së trupave të shteteve anëtare të NATO-s.
Shefi i shtabit presidencial të Ukrainës, Andrij Jermak (Andriy Yermak), ka konfirmuar se ky është me të vërtetë plani që ai vetë, sipas entit mediatik “Bloomberg”, do ta diskutojë të premten në Jorkun e Ri me të dërguarin special të ShBA-ës Stiv Uitkof (Steve Witkoff).
Z. Jermak (Yermak), i cili, do të shoqërohet nga kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ish-Ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov, specifikoi se evropianët po flasin për katër ose pesë brigada të ofruara nga Koalicioni i të Gatshmëve.
Uashingtoni duhet të ofrojë në vend të kësaj mjete strategjike për t'i mbrojtur ato, duke kontribuar në një mburojë ajrore.
Por sipas entit mediatik “Financial Times”, disa anëtarë të administratës Trump, përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes Pit Hegsëth (Pete Hegseth), janë skeptikë ndaj çdo pjesëmarrjeje në garancitë e pasluftës, nga frika se kjo mund t'i tërheqë ShBA-ës në një konflikt të ardhshëm me Rusinë.
Një rrezik që edhe administrata e mëparshme e ish-Presidentit Xhëu Baidn (Joe Biden) kishte thënë gjithmonë se donte ta shmangte, që nga dita e parë e konfliktit.
Pavarësisht se cilat trupa do të vendosen, mbetet e panjohur se cilat do të jenë rregullat e angazhimit.
Domethënë, ajo që do të thirren të bëjnë në rast të një sulmi rus.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments