Londër, Britani e Madhe | Ukraina dhe aleatët e saj po vlerësojnë një kompromis të mundshëm që parashikon hyrjen e Kievit në NATO në këmbim të një zgjidhjeje diplomatike për territoret e pushtuara nga Rusia.
Enti mediatik Fainenshnll Taims (Financial Times) e raporton këtë, duke nënvizuar se si diplomatët evropianë besojnë se duhet të ketë garanci të rëndësishme sigurie në një zgjidhje të mundshme të negociuar, në të cilën Rusia ka “de fakto”, por jo “de jure” ka kontrollin e territoreve të okupuara aktualisht ukrainase.
Territore që duhen rikuperuar me kalimin e kohës përmes kanaleve diplomatike.
Ideja e cedimit të territoreve dhe fitimit të hyrjes në NATO mund të jetë e vetmja mundësi, por, vërejti një diplomat perëndimor, është një tabu për Kievin, të paktën në publik.
Për këtë arsye, natyra dhe koha e garancive të sigurisë që Ukrainës do t'i duheshin për të mbështetur një marrëveshje në këtë kuptim janë në qendër të debatit.
Një marrëveshje nuk është e lehtë edhe mes aleatëve, me Shtetet e Bashkuara të mbërthyera në deklaratat zyrtare të hyrjes së ardhshme në NATO nga frika se ofrimi i garancive të mbrojtjes kolektive mbi bazën e nenit 5 përpara përfundimit të luftës rrezikon të tërheqë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në konflikt ushtarak.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments