
Londër, Britani e Madhe | “Spanja është në vendin e parë në renditjen e performancës ekonomike, sipas të përjavshmes britanike Ekonomisti (The Economist) në vitin 2024 mes 37 vendeve që përbëjnë OECD-në, bazuar në një sërë parametrash si rritja e PBB-së, norma e inflacionit, tregu i aksioneve dhe papunësia.
Vendi iberik pasohet nga Irlanda, Danimarka, Greqia dhe Italia, me tre vende mesdhetare në vendet e para, duke konfirmuar rritjen ekonomike të realiteteve që dikur ishin problematike për eurozonën dhe tani janë në një fazë rimëkëmbjeje të madhe”.
“Italia shquhet krahasuar me vendet e tjera në dhjetëshen e parë për uljen e papunësisë (-1.4%) që nga fillimi i vitit dhe gjithashtu për frenimin e inflacionit.
Papunësia në Greqi, Itali dhe Spanjë ka rënë në nivelin më të ulët në më shumë se një dekadë. Italia ka shënuar përparimin më të madh”, nënvizon gazeta Ekomisti (The Economist).
“Tani për tani, të paktën, Spanja, Greqia dhe Italia - të zhgënjyera prej kohësh nga fqinjët e tyre veriorë - mund të gëzojnë ringjalljen e tyre ekonomike”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments