GAZETA BRITANIKE “THE TELEGRAPH”: PRESIDENTI TRAMP (TRUMP) DËSHIRON TË LARGOJË 35 MIJË USHTARË NGA GJERMANIA DHE T’I ZHVENDOSË NË HUNGARI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 8
- 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) po shqyrton tërheqjen e 35000 trupave amerikane të stacionuara në Gjermaninë e NATO-s dhe ndoshta transferimin e tyre në Hungari, sipas gazetës britanike “The Telegraph”, duke cituar burime të afërta me administratën amerikane.
“Presidenti Tramp (Trump) është i zemëruar sepse ata (evropianët) duket se po shtyjnë për luftë”, citohet nga gazeta të ketë thënë një burim pranë Shtëpisë së Bardhë.
Gazeta “The Telegraf” thekson se zhvendosja e trupave do të ishte nga Gjermania në Hungari, e cila, ruan një marrëdhënie pozitive me Rusinë dhe e cila, në këshillin e fundit të jashtëzakonshëm evropian kundërshtoi ndihmën evropiane për Kievin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments