Teheran, Iran | Dhjetra arrestime, të paktën mbi 20, janë bërë në Iran në kërkim të bashkëpunëtorëve të mundshëm në vrasjen e udhëheqësit politik të Hamasit, Ismail Hanijeh (Haniyeh), në një rezidencë të mbrojtur në zemër të Teheranit: shkruan enti mediatik amerikan Kohërat e Jorkut të Ri (New York Times), raportuar edhe nga mediat izraelite - të cilat citojnë burime iraniane të informuara për faktet dhe afër hetimit në vazhdim.
Në mesin e personave të arrestuar, shkruan NYT, ka zyrtarë të inteligjencës së Teheranit, ushtarë të rangut të lartë dhe anëtarë të stafit të rezidencës ku ndodhi shpërthimi i menaxhuar nga Gardianët e Revolucionit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments