
Gazë | Në video ai thotë se ka qenë i burgosur për mbi 420 ditë. Sipas gazetës “Times of Israel” i riu ishte mes ushtarëve të dislokuar pranë Rripit mëngjesin e 7 tetorit.
Brigadat al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, botuan një video në Telegram të një prej pengjeve të mbajtur për më shumë se një vit në Rripin e Gazës.
Në video shfaqet një mesazh në hebraisht, arabisht dhe anglisht duke përsëritur fjalët: “Së shpejti... koha po ikën”.
Mesazhi shoqëruar me muzikë shqetësuese, më pas shohim një burrë që mbulon fytyrën me duar dhe qan.
Sipas gazetës “Times of Israel” ai do të ishte amerikani Edan Alexander, 20 vjeç, i rrëmbyer teksa ndodhej pranë Gazës në mëngjesin e 7 tetorit.
Gazeta thekson se nëse pretendimet janë të vërteta, video duhet të jetë regjistruar këtë javë.
Në klipin tre minutësh, Alexander - i lindur në Tel Aviv dhe i rritur në Nju Xhersi - i kërkon qeverisë izraelite që ta sjellë në shtëpi.
Në pjesën e dytë të imazheve ai flet në anglisht dhe kërkon që Shtetet e Bashkuara të punojnë për lirimin e tij.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments