top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GARDA REVOLUCIONARE IRANIANE (PASDARAN): SULM KUNDËR IZRAELIT NË PËRGJIGJE TË VRASJES SË HASAN NASRALLAHUT | TEHERANI PARALAJMËRON: VEPRIME SHKATËRRUESE NËSE IZRAELI PËRGJIGJET.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Teheran, Iran | Ne shënjestruam zemrën e territoreve të pushtuara sot në përgjigje të vrasjes nga Izraeli të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe një komandanti të lartë të Forcave Quds, Abbas Nilforoushan”, bëri të ditur Garda Revolucionare iraniane përmes një deklarate.

 

Pasdaran-i paralajmëroi për sulme shkatërruese nëse Izraeli do të përgjigjej.

 

Në pretendimin e tij për lëshimin e raketave kundër Izraelit, Pasdaran-i bëri të ditur se sulmi ishte hakmarrje për disa atentate të kryera nga armiku sionist, duke përmendur, përveç për udhëheqësin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, të vrarë në Bejrut javën e kaluar, por edhe për kreun e zyrës politike të Hamasit, Ismail Hanijeh (Haniyeh), i cili, u vra në Teheran më 31 korrik 2024, raporton Isna.

 

Sulmet, të cilat u kryen me miratimin e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare, mbështeten nga ushtria e Iranit dhe Ministria e Mbrojtjes”, shtoi Garda Revolucionare.

 

Disa video që tregojnë lëshimet e raketave nga qytetet e Teheranit, Karaj, Tabriz, Arak, Isfahan, Kermanshah dhe Shiraz u postuan në mediat sociale.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page