GÖTTINGEN; GJERMANI | 3 MOTRA TË ZHDUKURA PREJ 6 DITËSH; POLICIA KËRKON NDIHMË NGA PUBLIKU PËR GJETJEN E TYRE | 0551/491-2115.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 24
- 1 min read

Göttingen, Republika Federale e Gjermanisë | Tre motra, Kristina, Karolina dhe Diana, nga Göttingen-i janë zhdukur që nga e mërkura e kaluar.
Policia po i kërkon vajzat 14, 15 dhe 16-vjeçare duke përdorur foto.
Të mërkurën, më 18.06.2025, ato dolën nga apartamenti i tyre në Göttingen. Që atëherë, janë zhdukur. Nëna e tyre i raportoi të zhdukura në polici.
Policia ka publikuar fotot e tyre dhe po i kërkon ndihmë publikut për lokalizimin e tyre.
“Vendndodhja e tyre është e panjohur”, tha për entin mediatik “Bild”, znj. Jasmin Kaatz, zëdhënëse e policisë së Göttingen-it.
Nuk është e qartë se çfarë rrobash kishin veshur kur u zhdukën dhe raporti i policisë nuk jep detaje të mëtejshme.
Kushdo që i ka parë vajzat e kërkuara mund të japë informacion në lidhje me vendndodhjen e tyre, lutet të kontaktojë policinë e Göttingen-it në numrin 0551/491-2115.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント