top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FYTYRA E VRASËSIT TË CEO-s SË UNITEDHEALTHCARE BRIAN THOMPSON U KAP NGA KAMERAT NË NJË TAKSI | 1 I ARRESTUAR NË PENSILVANI.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Jorku i Ri, Amerikë | Fotografia e publikuar nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut tregon të dyshuarin për vrasjen e CEO-s së UnitedHealthcare Brian Thompson në 4 dhjetor 2024 në një taksi.

 

Policia e Nju Jorkut ka kontrolluar sërish një liqen në Central Park për prova, duke përfshirë armën fatale të përdorur në vrasjen e CEO të UnitedHealthCare, Brian Thompson.

 

Ndërsa kërkimi për vrasësin e ekzekutivit hyri të hënën në ditën e gjashtë, zyrtarët thanë se po zgjeronin hetimin e tyre.

 

Burimet e zyrave të zbatimit të ligjit i thanë transmetuesit televiziv amerikan CBS News se Departamenti i Policisë së Nju Jorkut dhe Marshallët e SHBA dërguan specialistë në Atlanta për të hetuar dhe rishikuar pamjet e kamerave të sigurisë nga stacionet e autobusëve në rrugë nga Gjeorgjia.

 

Policia nuk ka përmendur një të dyshuar.

 

Por z. Erik (Eric) Adams, kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut, la të kuptohet të dielën se autoritetet mund të jenë afër identifikimit të burrit në fotot e publikuara për publikun, raporton gazeta britanike Rojtari (The Guardian).

 

Rrjeta po shtrëngohet dhe ne do ta nxjerrim këtë person para drejtësisë”, tha z. Adams të shtunën.

 

Nuk duam ta bëjmë publike tani. Nëse e bëjmë këtë, ne në thelb po i japim informacion personit që po kërkojmë dhe nuk duam t'i japim fare dorën. Le të vazhdojë të besojë se mund të fshihet pas maskës”, tha ai.

 

Policia ka botuar dy foto të reja të një burri të maskuar në pjesën e pasme dhe jashtë një taksi që ai përdori menjëherë pasi z. Thompson u qëllua jashtë një hoteli në qendër të qytetit në mëngjesin e 4 dhjetorit.

 

Fotografia e botuar nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut tregon të dyshuarin për vrasjen e CEO të UnitedHealthcare Brian Thompson në 4 dhjetor 2024 në një taksi.

 

Çfarë gjetën kur kërkuan Parkun Qendror (Central Park)? Është botuar vetëm një foto e të dyshuarit të pa maskuar: një imazh i marrë në një bujtinë pak para vrasjes, kur ai me sa duket hoqi maskën me kërkesë të një nëpunësi të tavolinës së pritjes.

 

Sipas transmetueit televiziv amerikan CBS, zhytës nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut kontrolluan liqenin e Parkut Qendror (Central Park) të dielën pasi nuk arritën të rikuperonin asgjë një ditë më parë.

 

Kjo ndodhi pasi një çantë shpine u gjet në park që përmbante një xhaketë dhe para të bordit të Monopoly, që besohet se i përkisnin të dyshuarit për vrasjen e z. Thompson.

 

Oficeri në pension i NYPD-së, Tam Uollsh (Tom Walsh), i tha agjencisë se ishte e arsyeshme që policia të vazhdonte kërkimin e parkut për prova - dhe veçanërisht për armën fatale - në mungesë të provave konkrete.


Policia në Elltunë (Altoona), në Pensilvani, ka arrestuar një burrë në lidhje me vrasjen me armë zjarri të CEO-s së UnitedHealthcare Brian Thompson, në Manhattan, më 4 dhjetor 2024.

 

Arrestimi ndodhi për shkak se të dyhsuarit iu gjet një armë e ngjashme me atë të përdorur në vrasje.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page