Londër, Britani e Madhe | Fushatat mashtruese me përdorim të shtrembëruar të inteligjencës artificiale dhe falsifikime të thella - audio dhe video të rreme - synojnë gjithashtu kujdesin shëndetësor.
Ato përdorin imazhe, video dhe teknologji të klonimit të zërit për të riprodhuar njerëz të famshëm si Bred Pit (Brad Pitt), Kristiano Ronaldo (Cristiano Ronaldo), Sofia Loren dhe mjekë të njohur që promovojnë suplemente dhe kura të mrekullueshme.
Fenomeni i mashtrimit dhe dezinformimit u identifikua nga kompania e sigurisë Bitdefender dhe gjithashtu nga revista mjekësore britanike.
Reklamat dhe faqet e internetit të rreme operohen nga kriminelë kibernetikë të cilët përdorin veçanërisht përmbajtje të sponsorizuar në mediat sociale, e cila është rritur ndjeshëm me pasoja potencialisht serioze për përdoruesit.
Në veçanti, thekson kompania e sigurisë, shëndeti dhe mirëqenia janë ndër temat e preferuara të kriminelëve kibernetikë në fushatat e tyre për të vjedhur informacione dhe për të mashtruar e vjedhur nga njerëzit.
Enti mediatik “British Medical Journal” i kushtoi një analizë edhe fenomenit pas shfaqjes së “deepfakes” të mjekëve të famshëm në Britaninë e Madhe si Hillëri Xhouns (Hilary Jones) e cila për dekada u përgjigjej pyetjeve të publikut në televizion dhe që në një video të rreme reklamonte një ilaç për presionin e lartë të gjakut.
Një fenomen - vëren BMJ - i cili është përkeqësuar pas pandemisë. Studiuesit e Bitdefender mblodhën dhe analizuan mashtrimet e lidhura me shëndetin në mbarë botën gjatë një periudhe tre mujore, nga muaji marsi deri në muajin maj të vitit 2024.
Ata zbuluan se numri më i madh i ndjekësve të një faqeje të hakuar/fake që promovon reklama mashtruese ishte mbi 350000 njerëz.
Fushatat synuan përfundimisht miliona marrës në mbarë botën, duke përfshirë Evropën, Amerikën e Veriut, Lindjen e Mesme, Azinë dhe Australinë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments