top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FUSHË-MËZEZ: U ARRESTUA FLORANT PLLUMBI | U SHPALL NË KËRKIM POLICOR NAZMI PLLUMBI: AKUZOHEN PËR PLAGOSJEN E NIPIT 15-VJEÇAR + TË TJERA VEPRA PENALE.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Florant Pllumbi.

Ai akuzohet për veprën penale të:

1- Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Shpallën në kërkim policor:

1- Z. Nazmi Pllumbi, me moshë 29 vjeç.

Të dy të lartpermendurit janë vëllezër binjakë me njeri-tjetrin.

Ai akuzohet për veprat penale:

1- “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”.

Plagosja e rëndë nga pakujdesia”.

Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Gjatë një konflikti mes tyre mbeti i plagosur nipi i tyre 15-vjeçar i cili u transportua në spital.

 

Ngjarja kriminale ndodhi mbrëmjen e djeshme (30.01.2025) në Fushë Mëzez.

 

Nga hetimet paraprake u zbulua se z. Nazmi Pëllumbi ka pasur një konflikt për motive të konsideruara tash për tash dobëta me vëllain e tij binjak, z. Florant Pëllumbi.

 

Sherri ka ndodhur në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, e gjendur në Fushë Mëzez.

 

Në një moment gjatë dinamikës së sherrit dyshohet se z. Nazmi Pllumbi shtiu me armë zjarri në drejtim të vëllait binjak.

 

Nga këto të shtëna ka mbetur i dëmtuar 15-vjeçari (djali i vëllait tjetër të tyre).

 

Përpos sa më lart, z. Florant Pllumbi u arrestua sepse në banesë iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Z. Florant Pllumbi.
Z. Florant Pllumbi.

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page