Tiranë, Shqipëri | Vjeshta është stina që ofron më shumë fruta. Në mesin e tyre janë edhe shegat, të cilat, konsiderohen si mjaft të shijshme.
Shegat janë me tre shije, të ëmbla, tharta dhe jo shumë të tharta.
Shega është një nga frutat më të pasura me antioksidantë që natyra na propozon, dhe veçanërisht kjo e bën atë të çmuar në luftën kundër radikaleve të lira, molekulave të dëmshme përgjegjëse, si dhe ndaj plakjes qelizore.
Në veçanti, shega përmban flavonoide, shumë të rëndësishme sidomos për efektin e tyre kundër plakjes.
Për këtë arsye fruti përdoret shpesh në kozmetikë, në përbërjen e kremrave për fytyrën dhe trupin që vënë në dispozicion të lëkurës të gjitha komponentët e çmuar bioaktivë nga të cilat është e pasur.
Në veçanti, shega është e dobishme për të përmirësuar hidratimin e epidermës dhe për të luftuar humbjen e tonit të indeve dhe pikave tipike të plakjes.
Substancat me të cilat është e pasur, janë në gjendje të stimulojnë rigjenerimin e qelizave dhe riparimin e lëkurës.
Derma, pra shtresa e jashtme e epidermës, përbëhet nga fibra të kolagjenit.
Kur këto degradojnë dhe humbasin elasticitetin, ato bëhen më pak tonike, duke shkaktuar shfaqjen e rrudhave.
Shega ndihmon për të luftuar këtë proces, sepse ajo është veçanërisht e pasur me vitaminë C, një nga komponentët më të rëndësishëm të kolagjenit.
Shega konsiderohet anti-tumor, por edhe antibakterial dhe anti-inflamator. Efektet e tjera janë pastrimi dhe gjithashtu prodhon efekte të dobishme për zorrët.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commenti