Xhenova, Itali | Ajo ftoi në shtëpinë e saj një të ri që takoi teksa po ecte me mikeshat e saj në qendër për të parë një film dhe ai e përdhunoi: kështu tha një vajzë 16-vjeçare nga Xhenova, e cila pasi foli me prindërit dhe pasi ishte vizituar në spital, denoncoi abuzimin në polici.
Dhuna - siç shkruan enti mdiatik italian “Secolo XIX”, duket se ka ndodhur fundjavën e kaluar.
Vijojnë hetimet për kapjen e autorit të dhunës së dyshuar ndërsa ndaj vajzës është aktivizuar protokolli “code red”.
Hetimet i janë besuar seksionit të krimeve kundër personave të skuadrës fluturuese të Xhenovës.
Akti kriminal u raportua nga e njëjta vajzë e cila e shoqëruar nga e ëma në urgjencën e spitalit Galliera u tregoi mjekëve se çfarë kishte ndodhur dhe më pas stafi shëndetësor njoftoi policinë.
16-vjeçarja, e cila ende nuk është marrë në pyetje pasi ishte e shokuar nga ajo që ndodhi, i tha nënës së saj se e kishte takuar të riun në qendër teksa ishte jashtë me mikeshat e saj dhe më pas e kishte ftuar në shtëpinë e saj, e lirë nga prindërit e saj në atë kohë, për të parë një film.
Megjithatë, djali dyshohet se e ka abuzuar kundër dëshirës së saj.
Pas kthimit të prindërve të saj, ajo tregoi se çfarë kishte ndodhur dhe u shoqërua në Galliera ku qendra është aktive, e drejtuar nga kryemjeku Paolo Kremonesi (Cremonesi), një pikë referimi për gratë viktima të dhunës.
Provimet të cilave iu nënshtrua e mitura konfirmuan dinamikën e raportuar shkurtimisht nga viktima dhe për këtë arsye u nis një hetim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires