Fshati Zhapokikë, Memaliaj, Tepelenë | Strukturat vendore të Policisë së Shteit zbuluan se në fshatin Zhapokikë 2, në Memaliaj, është vrarë z. Faik Ajdini, me moshë 72 vjeç.
Nga konstatimet paraprake në trupin e të ndjerit, janë konstatuar dy goditje në qafë dhe në kokë.
Plaga në qafë ka shkaktuar hemorragji, çka i ka shkaktuar vdekjen.
Goditjet kanë qenë me mjete prerëse (sëpatë ose thikë).
Terreni shumë i vështirë në përrua, ku është gjetur trupi i z. Ajdini, ka kërkuar që në vendngjarje të shkojnë specialistët e grupit hetimor për të dalë në përfundime konkrete.
Trupi i të ndjerit ende nuk është lëvizur derisa të mbarojnë ekzaminimet.
Dyshohet se z. Faik Ajdini është hedhur në humnerë për të humbur gjurmët.
Alarmin për humbjen e z. Ajdini e kanë dhënë familjarët e tij, të cilët kishin më shumë se 48 orë pa asnjë kontakt me të.
Ndërkaq, Policia e Gjirokastrës ka ngritur 2 postblloqe në aksin nacional Memaliaj-Krahës dhe në akset lokale Memaliaj-Sektori i Tretë dhe Krahës-Rabijë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments