top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI ZALL MNER; KAMËZ | U ARRESTUA ALGER TARKO: AKUZOHET PËR ARMËMBAJTJE PA LEJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 8
  • 1 min read

Fshati Zall Mner, Kamëz, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Alger Tarko, me moshë 19 vjeç, banues në fshatin Zall Mner.

 

Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje.

 

Njoftim | Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Golden Gun”.

 

Qarkullonte i armatosur me pistoletë dhe tentoi të largohej me automjet, kur u lokalizua nga shërbimet e Policisë, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari.

 

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me municion dhe automjeti.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas qarkullonte me automjet, i armatosur, organizuan dhe finalizuan operaconin policor të koduar “Golden Gun”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: A. T., 19 vjeç, banues në Zall Mner.

 

Gjatë operacionit, në Kamëz, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi A. T. dhe i kanë bërë shenjë ndalimi. Ai nuk është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi, por si rezultat i veprimeve të shpejta policore është kapur dhe vënë në pranga.

 

Gjatë kontrollit në automjetin e 19-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page