top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI VALIAS; KAMËZ | U ARRESTUA LULASH GECAJ BANUES NË DURRËS: DROGË + SHKOP GOME + THIKA + 1 PESHORE ELEKTRONIKE + PARE TË THATA (KESH).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 6
  • 1 min read
Z. Lulush Gecaj.
Z. Lulush Gecaj.

Fshati Valias, Kamëz, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Lulush Gecaj, me moshë 25 vjeç, banues në Durrës.


Njoftim | Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza, bazuar në informacionet e marra se një shtetas shpërndante lëndë narkotike kokainë në Kamëz dhe Valias, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit L. G., 25 vjeç, banues në Durrës.


Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të banesës shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, 2 armë të ftohtë (thikë dhe shkop metalik si të policisë, 1 peshore elektronike si dhe një shumë parash e përfituar nga veprimtaria kriminale.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page