FSHATI TURJAKË; PEJË | U SHPALL NË KËRKIM POLICOR EDMOND BEQIRI: AKUZOHET SE I SHKOI NJË QYTETARI NË BANESË DHE E KANOSI ME ARMË ZJARRI AUTOMATIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 6
- 1 min read

Fshati Turjakë, Pejë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë shpallën në kërkim policor:
1- Z. Edmond Beqiri.
Ai akuzohet se i shkoi me automjet një qytetari te banesa e tij dhe e kanosi me armë zjarri automatike të gjatë (krahu).
E zonja e banesës i ka kapur armën e zjarrit dhe ka tentuar ta ndalojë ndërsa i biri i saj ka ndërhyrë dhe i ka thyer një xham të automjetit.
Policia vendore gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një (1) armë zjarri automatike të gjatë (krahu) AK-47.
2- Një predhë.
Banesa e tij u vendos nën mbikqyrje policore.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments