
Fshati Tragjas, Vlorë, Shqipëri | Mëngjesin e sotëm (04.03.2025) pati një përplasje verbale dhe fizike mes banorëve të fshatit Tragjas dhe strukturave të Policisë së Shtetit, për shkak se banorët e fshatit kundërshtojnë punimet e ujësjellësit.
IKMT-ja e shoqëruar nga FNhH-ja shkoi në fshatin Tragjas dhe rrethoi zonën, në mënyrë që IKMT-ja të kryente shembjen e banesave për ndërtimin e ujësjellësit.
Banorët e fshatit Tragjas e kanë kundërshtuar projektin e ujësjellësit dhe kanë kërkuar këshillim edhe me bashkinë e Vlorës, sepse, pretendojnë se nuk janë informuar mbi detajet e projektit, kjo edhe për faktin se me projektin e ri banorëve u merret uji i pijshëm, për të cilin, ata kanë bindjen se do të duhet të shfrytëzohet nga ata vetë, dhe jo nga të tjerë.
“Dua të na marrin ujin e ta çojnë në Palasë”, denonconin banorët.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments